Rreth nesh
RIMIDA është një emër i mirënjohur në tregun vendor dhe rajonal, i specializuar në ofrimin e një game të gjerë produktesh dhe shërbimesh, duke përfshirë:
- Kondicioner dhe sisteme ngrohjeje dhe ftohjeje moderne dhe efikase.
- Artikuj për mirëmbajtjen e kopshteve;
- Pishina dhe artikujt rekreativ;
- Lodra për fëmijë,
- Biçikleta dhe trotinete elektrike,
RIMIDA u themelua në vitin 1992 nga familja Hasani, me seli në Prishtinë. Aktiviteti filloi me hapjen e dyqanit të parë, një barnatore bujqësore në lagjen Tophane të Prishtinës. Me kalimin e kohës, kompania u zgjerua ndjeshëm, duke ndërtuar hapësira të reja moderne prej 6000 metra katrorë, si dhe investimi në vijim prej 6000 metra katrorë shtesë për të përmbushur nevojat e tregut.
RIMIDA bashkëpunon me kompani prestigjioze ndërkombëtare nga vende si Kroacia, Sllovenia, Serbia, Kina, Holanda, Letonia, Gjermania, Maqedonia, Greqia, Tajvani dhe Hungaria. Po ashtu, kompania furnizon disa nga zinxhirët më të mëdhenj të marketeve në vend dhe rajon, si dhe dyqane të specializuara për shitje me shumicë dhe pakicë.
Në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve, RIMIDA ka zhvilluar një platformë për shitje online, duke sjellë një eksperiencë të re dhe të veçantë për klientët në vend dhe rajon.
Aktualisht, kompania punëson një ekip profesional prej 60 punëtorëve, të cilët sjellin përvojë, kompetencë dhe përkushtim në ofrimin e shërbimeve më të mira për klientët.