Politika e Privatësisë

Data e hyrjes në fuqi: 01 Janar 2023

Rimida Online Sh.p.k. (“ne”, “jonë” ose “tonë”) vepron në faqen e internetit www.rimida.com (“Shërbimi”).

Kjo politikë ju informon mbi mënyrën se si mbledhim, përdorim, ruajmë dhe mbrojmë të dhënat tuaja personale kur përdorni Shërbimin tonë, si dhe të drejtat që keni në lidhje me ato të dhëna, në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Kosovës.

Mbledhja dhe Përdorimi i Informacionit

Ne mbledhim dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale vetëm në përputhje me dispozitat ligjore dhe për qëllime të përcaktuara qartë. Të dhënat personale përfshijnë çdo informacion që mund të përdoret për të identifikuar një individ.

Llojet e të dhënave të mbledhura

Të Dhënat Personale

Gjatë përdorimit të Shërbimit tonë, mund t’ju kërkojmë të na jepni informacione personale identifikuese që mund të përdoren për t’ju kontaktuar ose për t’ju identifikuar (“Të Dhënat Personale”). Informatat personale identifikues mund të përfshijnë, por nuk kufizohen në:

  • Adresa e emailit
  • Emri dhe mbiemri
  • Numri i telefonit
  • Adresa e banimit (Shteti, Provinca, Qyteti, Kodi Postar)
  • Cookies dhe të dhënat e përdorimit
  • Data e lindjes

Cookies dhe të dhënat e përdorimit

Ne gjithashtu mund të mbledhim informata që shfletuesi juaj dërgon kur vizitoni Shërbimin ose kur i qaseni Shërbimit nga ose përmes një pajisje mobile (“Të dhënat e përdorimit”).

Këto të dhëna të përdorimit mund të përfshijnë informacione si adresa e protokolit të internetit të kompjuterit (p.sh., IP adresa), lloji i shfletuesit, versioni i shfletuesit, faqet e shërbimit tonë që i vizitoni, koha dhe data e vizitës suaj, kohëzgjatja e kaluar në ato faqe, identifikuesi unik i pajisjes dhe të dhëna të tjera diagnostikuese.

Kur i qaseni shërbimit me apo nëpërmjet një pajisjeje mobile, këto Të Dhëna të Përdorimit mund të përmbajnë informacione si lloji i pajisjes mobile që përdoret, ID unike e pajisjes suaj mobile, IP adresa e pajisjes suaj mobile, sistemi operativ, lloji i shfletuesit që përdoret, identifikuesi unik i pajisjes dhe të dhëna të tjera diagnostikuese.

Përdorimi i Të Dhënave

Rimida Online Sh.p.k. përdor të dhënat e mbledhura për qëllime të ndryshme:

  • Për të ofruar dhe mirëmbajtur Shërbimin
  • Për t’ju njoftuar për ndryshimet në Shërbimin tonë
  • Për t’ju mundësuar pjesëmarrjen në veçoritë interaktive të Shërbimit tonë, kur ju zgjedhni ta bëni këtë
  • Për të ofruar kujdes dhe mbështetje të konsumatorëve
  • Për të siguruar analiza ose informacione të vlefshme për të përmirësuar Shërbimin
  • Për të monitoruar përdorimin e Shërbimit
  • Për të zbuluar, parandaluar dhe adresuar lëshimet teknike

Transferimi i të Dhënave

Të dhënat tuaja, përfshirë Të Dhënat Personale, mund të transferohen dhe ruhen në kompjuterë të vendosur jashtë vendit tuaj, shtetit ose juridiksionit tuaj, ku ligjet mbi mbrojtjen e të dhënave mund të jenë të ndryshme nga ato të vendit tuaj.

Nëse ndodheni në Kosovë dhe zgjidhni të jepni informacionin tuaj, ju lutemi të kuptoni se ne mund t’i transferojmë të dhënat tuaja, përfshirë Të Dhënat Personale, në vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ne i përmbahemi standardeve më të larta të mbrojtjes së të dhënave gjatë këtij procesi.

Shpalosja e të Dhënave

Kërkesat Ligjore

Gjatë përdorimit të Shërbimit tonë, mund t’ju kërkojmë të na jepni informacione personale identifikuese që mund të përdoren për t’ju kontaktuar ose për t’ju identifikuar (“Të Dhënat Personale”). Informatat personale identifikues mund të përfshijnë, por nuk kufizohen në:

  • Përmbushjen e një detyrimi ligjor
  • Për të mbrojtur të drejtat ose pronën e Rimida Online Sh.p.k.
  • Për të parandaluar ose hetuar keqpërdorimet e mundshme në lidhje me Shërbimin
  • Për të mbrojtur sigurinë personale të përdoruesve të Shërbimit ose publikut
  • Për të mbrojtur kundër përgjegjësisë ligjore

Siguria e të Dhënave

Siguria e të dhënave tuaja është shumë e rëndësishme për ne, por duhet t’ju rikujtojmë se asnjë metodë e transmetimit përmes internetit, ose ndonjë mënyrë elektronike, nuk është 100% e sigurtë. Ndërkohë që ne përpiqemi të përdorim metoda të pranueshme komerciale për të mbrojtur Të Dhënat Tuaja Personale, ne nuk mund të garantojmë sigurinë absolute të tyre.